Shkaktari është një kombinim i tri mikrobeve dhe është vdekjeprurës!
Shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Cambridge, kanë vënë re gabime që ulin efektivitetin e antibiotikëve.
Rezultoi se nëse ka disa lloje të baktereve ose patogjenëve të tjerë në trup, ato do të jenë shumë më të vështira për t’u kuruar.
Kjo u konfirmua me një eksperiment. Duke përdorur teknologji inovative, ekspertët rritën një përzierje të mikrobeve të ndryshme për një javë, transmeton Telegrafi.
Kjo ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u realizuar, sepse zakonisht një patogjen ndalon zhvillimin e një tjetri dhe i vret ata.
Studiuesit përdorën të ashtuquajturat infeksione polimikrobike, të cilat përfshinin Pseudomonas aeruginosa dhe Staphylococcus aureus, si dhe infeksionin mykotik Candida albicans, një kombinim që zakonisht gjendet në traktin respirator të njerëzve me fibrozë cistike.
Më pas shkencëtarët shtuan antibiotik që është shumë efektiv në shkatërrimin e bakterit “Pseudomonas aeruginosa”. Por kur bashkë me këtë bakter ishin të pranishëm edhe patogjenë të tjerë, antibiotiku nuk funksiononte.
I njëjti efekt u vu re kur mostrat u trajtuan me acid fusidik (antibiotik për trajtimin e “Staphylococcus aureus”) dhe flukonazol (një antibiotik që synon të vrasë kërpudhat “Candida albicans”).
Si rezultat, është treguar se nevojiten shumë më tepër antibiotikë për të shkatërruar në mënyrë efektive bakteret në një infeksion polimikrobik. Ky studim duhet të jetë një ndihmë e madhe në testimin e efektivitetit të barnave të reja kundër një përzierje infeksionesh dhe mikrobesh të ndryshme. /Telegrafi/