Site icon Telegrafi

Pse Anglia luan me fanella të bardha dhe nga vjen pseudonimi “Tre Luanët”?

Anglia nesër do të luajë kundër Spanjës në finalen e Kampionatit Evropian dhe do të luftojë për titullin e parë evropian. Këtë ndeshje të madhe për ta kanë vendosur ta luajnë me fanella komplet të bardhë.

Anglezët do të tentojnë që nesër nga ora 21:00 të fitojnë titullin e parë të kampionatit evropian, ndërsa Federata e Futbollit të Anglisë njoftoi sot se për këtë duel është zgjedhur një fanellë krejt e bardhë. Ngjyra e bardhë ka qenë simbol i futbollit anglez që në fillimet e këtij sporti dhe arsyeja për këtë është e thjeshtë.

Anglia ka veshur fanella të bardha që në ndeshjen e parë të futbollit ndërkombëtar. Kjo ndodhi në vitin 1872, kur Anglia dhe Skocia u takuan dhe dueli përfundoi me rezultatin 0-0.

Federata e Futbollit të Anglisë mori hua fanellat e skuadrës së kriketit, të cilat ishin të bardha me pantallona të shkurtra blu, kështu që ai kombinim ka mbetur edhe sot e kësaj dite.

 

Njëkohësisht, interesant është edhe fakti se pseudonimi i kombëtares së Anglisë, që lexohet “Tre Luanët”, ndryshon nga ato standardet në botën e futbollit.

“Tre Luanët” është një simbol që ka qenë në stemën e Federatës së Futbollit të Anglisë që nga dita e parë e krijimit të saj, gjë që ndodhi në vitin 1863, dhe kjo është arsyeja pse kombëtarja mori këtë emër.

Lexo po ashtu Ferran Torres vs Phil Foden - nga rivaliteti i ashpër te miqësia e mëdha dhe finalja e Euro 2024

Ka një histori të gjatë se pse Anglia është bërë sinonim i “Tre Luanëve”. Në fushën e betejës së shekullit të 12-të, ushtarët anglezë mbanin flamuj me tre luanë të artë në një sfond të kuq për t’i motivuar ata në betejë.

Tre luanët në stemën e Anglisë erdhën nga një bashkim familjesh mbretërore që përdorën simbolin e luanit dhe mbreti Richard përfundimisht i kombinoi tre luanët dhe i bashkoi në simbolin e tij mbretëror, duke formuar bazën për stemën e Anglinë që e shohim sot.

 

Ka edhe 10 trëndafila në stemën e kombëtares së Anglisë, të cilat besohet se janë një shenjë e Luftës së Trëndafilave midis Yorkshire dhe Lancashire. Gjithashtu, stema përmban një yll të artë, i cili është një përkujtim i titullit të kampionit të botës të fituar në vitin 1966. /Telegrafi/ 

 


Exit mobile version