Ky moment ndodhi në stërvitje, ku Alexis Sanchez e injoroi trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, në stërvitje.
Kiliani siç duket nuk ka të ardhme te Arsenali dhe kjo po vërehet dita e ditës.
Të fundit që u bashkuan në stërvitjen e sotme (e mërkurë) ishte Nacho Monreal me Mesut Ozil të shoqëruar nga Sanchez.
Të dy të parët u përshëndetën me trajnerin për dore, por këtë gjë nuk e bëri Sanchez.
Sanchez u pa duke u shmangur nga takimi me Wenger, por mësohet se i ka thënë që më herët u përshëndetëm.
Përshëndetja për dore është një ritual te Arsenali prej kohës kur Wenger e drejton skuadrën.
Këtë e ka konfirmuar edhe ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown.
“Wenger e kishte bërë rregull që kur të vish në stërvitje duhet tu flasësh të gjithëve për dore. Atëherë nuk e kuptoja, por tani më duket një gjë e mirë”, ka thënë Keown. /Telegrafi/