Sigurisht keni parë fotografinë e pazakonshme të fizikanit të shquar Albert Ajnshtajn – atë me gjuhën jashtë.
Këtu nuk bëhet fjalë për montim, pasi fotografia është autentike.
Por, si u krijua kjo fotografi?
Miqtë dhe kolegët e fizikanit kishin organizuar një aheng më 14 mars 1951 në klubin Prinston, me rastin e 72-vjetorit të lindjes së tij. Në aheng erdhën shumë mysafirë, si dhe media.
Derisa po mbahej ahengu, Ajnshtajni dukej i lodhur, por ai kreu detyrën dhe pozoi për media.
Në fund një mik i Ajnshtajnit propozoi që ta dërgojnë në shtëpi. Atje ishte një fotoreporter që thirri: “A mundet edhe një foto!”
Fotografi Art Sase ka shpjeguar se Ajnshtajni pas kësaj është nisur dhe ka qitur gjuhën, ndërsa ai bëri fotografinë e cila u bë e njohur.
Fotografia i ka pëlqyer edhe vetë Ajnshtajnit, i cili nga fotografi mori madje nëntë kopje. Disa prej tyre i përdori për dërgimin e urimeve me postë.