Site icon Telegrafi

Pse 1.2 miliard njerëz ndajnë vetëm 100 mbiemra në Kinë?

Nëse ndalon një person rrugës në Kinë, ka shumë gjasa që mbiemri i tij të jetë Wang, Li, Zhang, Liu ose Chen.

Kjo pasi këta janë pesë mbiemrat më të zakonshëm në Kinë – të përdorur nga më shumë se 433 milionë njerëz ose 30 për qind e popullsisë, bazuar në shifrat e qeverisë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, me 1.37 miliard banorë, Kina ka popullsinë më të madhe në botë, por ka një nga grupet më të vogla të mbiemrave.

Vetëm rreth 6,000 mbiemra janë në përdorim, sipas Ministrisë së Sigurisë Publike. Dhe shumica dërrmuese e popullsisë – gati 86 për qind – ndajnë vetëm 100 nga këta mbiemra.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me më pak se një të katërtën e popullsisë së Kinës – raportuan 6.3 milionë mbiemra në regjistrimin e tyre të vitit 2010. Shumica e atyre emrave janë raportuar vetëm një herë.

Ekzistojnë disa arsye për këtë: Kina është më pak e larmishme nga racat ndryshe nga vendet e SHBA-së, ku një pasuri e grupeve të pakicave rrisin larminë e mbiemrave.

Një faktor tjetër për sa i përket kësaj çështjeje është edhe teknologjia.

Revolucioni dixhital i Kinës ka transformuar edhe jetën e përditshme dhe shumë prej këtyre sistemeve mbështeten në një listë të kufizuar të karaktereve të standardizuara kineze.

Kjo do të thotë se njerëzit me karaktere të rralla në emrat e tyre, të cilët nuk janë në përputhje me sistemet ekzistues kompjuterike, mund të lihen pas – duke shtyrë kështu ata për të ndryshuar emrat e tyre për hir të lehtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version