Telegrafi

PSD të hënën e dërgon në Kushtetuese vendimin e Presidentit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka emëruar anëtarët e rinj të KQZ-së.

Anëtarët e rinj të KQZ-së të cilët u emëruan janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq.

Presidenti nuk emëroj të propozuarën e PSD-së Marigona Drevinja. Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se PSD do ta dërgoj vendimin e Presidentit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, në Kushtetuese.

“Të hënën PSD do ta dërgoj vendimin e Thaçit në Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera Kuçi ka folur edhe për themelimin e fondit dje në mbledhjen e KQZ-së për partitë politike.

Sipas saj PSD nuk ka përfituar asgjë nga ky fond.

“Ndarja e fondit për partitë politike nuk ka të bëjë asgjë me KQZ-në. Është ligji i cili e parasheh që partitë që formojnë grupe t’u ndahen fonde. Ligji ka kaluar në komisionin përkatës, po ashtu ka kaluar edhe në lexim të parë dhe tashmë po i presim ndryshimet e këtij ligji. Ne ende nuk kemi përfituar asgjë nga ky fond, dhe a përfitojmë apo jo e vlerëson Gjykata Kushtetuese”, ka theksuar ajo.

Lexo po ashtu KQZ miraton fondin 4 milion euro për partitë politike, emëron Rafet Ramën deputet

Ndërsa KQZ dje ka mbajtur mbledhjen e parë pas emërimit të anëtarëve. Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje KQZ ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve në vlerë prej 4 milion e 200, nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019. /Telegrafi/