Telegrafi

PSD: Sistemi pensionalo –ivnalidor në Kosovë nuk përmban asnjë atribut të pensionit ligjor

Pensionistët, aktualisht janë eliminuar nga pjesëmarrja e tyre në mjetet nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore edhe përkundër faktit se ata kanë qenë krijues esencialë të këtyre vlerave shoqërore, ndërsa më këto mjete ishin krijuar mundësitë reale për një kapital themelor për Fondin e sistemit pensiono-invalidor ( SPI ). PSD-ja me këmbëngulje do të insistojë për korrigjimin e kësaj padrejtësie.

Në mungesë të sistemit pensiono-invalidor ( SPI ), Kosova nuk mund të jetë shtet partner – nënshkruese e Konventave dhe Kontratave të ndryshme ndërkombëtare në lëmin e punës, çfarë prodhon pasoja si për shtetin ashtu edhe për qytetarët e saj./telegrafi/