Site icon Telegrafi

PSD ri-profilizohet si parti e majtë progresive dhe antipopuliste

Kryetari i ri i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka uruar sot nënkryetarët e zgjedhur dhe Kryesinë e re.

Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka njoftuar për profilizimin e ri të partisë që drejton.

Ai ka thënë se PSD ri-profilizohet si parti e majtë progresive dhe antipopuliste

“Një javë pas zgjedhjes, Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate mbajti mbledhjen e parë ku zgjodhi Kryesinë e re të PSD-së, nënkryetarët dhe Sekretaren e Përgjithshme. Kryesia e përbërë nga 50% gra dhe 50% burra, është ekipa që sot mori përgjegjësinë e udhëheqjes së PSD-së në rrugën e saj të re. Kjo mbledhje u përshkua nga diskutimi mbi projektin e ri politik të PSD-së dhe profilizimin e ri të partisë, si parti e majtë progresive dhe anti-populliste. Gjatë muajit janar do të përmbyllet edhe faza e profilizimin të partisë”, ka shkruar Molliqaj.

Ndonëse nuk ka përmendur emrin e subjektit politik, ai ka thënë se PSD, do të përballet me valën e re të popullzimit që po e prekë edhe Kosovën

“Bashkë me kryesinë e re kemi përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret do të përballet me valën e re të popullizmit që po e prekë edhe Kosovën. Urime të gjithë atyre që u zgjodhën sot në pozitat drejtuese të Partisë Socialdemokrate”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Telegrafi.

Exit mobile version