Telegrafi

PSD rekomandon: Sibovci të mbetet në menaxhim publik

Duke kundërshtuar dhënien e shfrytëzimit të linjitit operatorit priva socialdemokratët kanë vlerësuar se resurset natyrore, thëngjilli është pronë e të gjithë qytetarëve të Kosovës,dhe se këtë vendim mund ta bien vetëm qytetaret me një referendum gjithë popullor.

Tomor Maloku zyrtar për informim në PSD gjatë një konference të mbajtur sot për shtyp ka rekomanduar se Kosova duhet të prodhojë energji nga linjiti vetëm për nevojat e konsumit në vend.

“PSD rekomandon që Kosova të bëhet eksportuese e thëngjillit në shtetet e rajonit, ku ka mungesë thëngjillit! Nga mjetet financiare që grumbullohen nga shitja-eksporti i thëngjillit të formohet një fond eko- social që do shfrytëzohet për përmirësimin e gjendjes sociale dhe mjedisore të Kosovës”. /Telegrafi/