Telegrafi

PSD: Qeveria nuk po i stimulon prodhuesit vendor

Kosova është aktualisht vendi i vetëm i cili eksporton para të gatshme duke pasur parasysh që 1.8 miliard euro eksportohen çdo vit. Kjo është si rezultat edhe i faktit që Kosova për momentin nuk ka Ministri të Ekonomisë dhe Financave por vetëm Ministri të Financave, pasi që ajo nuk është duke krijuar politika dhe strategji për zhvillim ekonomik.

Sipas PSDK-së me këtë logjikë ekonomike, institucionet e Kosovës nuk e stimulojnë zhvillimin e vet ekonomik por stimulojnë zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit duke minimizuar tensionet sociale në këto vende, në veçanti të Serbisë.

"Ne socialdemokratët mendojmë që mosfunksionimi i ligjit për mbrojtjen e produkteve vendore, mosharmonizimi i legjislacionit për kualitet dhe mosimplementimi i drejtë i marrëveshjes së CEFTA-së është duke e dëmtuar rëndë ekonominë kosovare dhe është duke i dëmtuar prodhuesit vendorë".

PSD i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të investojnë në stimulimin, mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore duke iu mundësuar hapësirë sa më të madhe mediale dhe duke lobuar për këto produkte. /Telegrafi/