Telegrafi

PSD, qeveria mashtroi mjekët

Kështu tha sot zëdhënësi i Partisë Social Demokrate Gëzim Kasapolli, për të shtuar se ndarja e 44 eurove përveç se është bërë vetëm për dy muaj, nuk i ka përfshirë fare punëtorët e kujdesit parësor që bie ndesh me zotimet e Qeverisë për fuqizimin e Kujdesit Parësor shëndetësor.

Partia Social Demokrate ka shprehur shqetësim për zhgënjimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët kanë provuar qasje konstruktive dhe bashkëpunuese me institucionet para se të vendosin të hynë në grevë.

“ Rrogat janë të ulëta dhe në shpërpjesëtim me punën e mjekëve dhe personelit mjekësor, prej të cilëve kërkohet vetëmohim dhe përkushtim i plotë. Ata bëjnë pjesë në elitën e një vendi. Problemet në shëndetësinë e Kosovës mund t’i zgjidhin vetëm njerëz krejtësisht të ri në ministri, profesionistë të shëndetësisë dhe menaxhimit, me një mbështetje dhe sponsorozim të fuqishëm të Qeverisë, e cila do të kishte para vetes një program të qartë dhe një mandat të qartë”, tha Kasapolli.

Ndryshe, Partia Social Demokrate i rekomandon qeverisë që t’i trajtojë me kujdes maksimal punëtorët shëndetësorë pasi që ata përfaqësojnë elitën e shoqërisë sonë, si dhe të zbatojë programin e hartuar sepse deri tani asgjë nga ajo që është shkruar, nuk është vënë në praktikë. /telegrafi/’