Site icon Telegrafi

PSD: punëtorët në sektorin e shitjes me pakicë më të shtypurit

Partia Socialdemokrate përmes një aktiviteti ka shënuar 1 majin ditën e punëtorëve.

Duke listuar pesë supermarkete më të mëdha në Kosovë, socialdemokratët po vlerësojnë se punëtorët në sektorin e shitjes me pakicë janë më të shtypurit.

Pasi e vendosën një baner gjigand me emrin e këtyre supermarketeve, Nol Nushi nga PSD kërkoi nga qeveria Kurti përfshirjen e këtyre në punëtorë esencialë.

Ai tha se kanë zgjedhur pesë nga kompanitë më të mëdha të këtij sektorit për t’i vendosur në banerë, pasi sipas tij kanë përfituar ndihna nga shteti, mirëpo punëtorët e tyre nuk kanë qenë të mbështetur.

“Po e shënojmë ditën e përpjekjen e punëtorëve për kushte më të mira të punës. Për sektorin ku ka shtypje të madhe për sektorin e shitjes më pakicë, të gjithë punëtorët punojnë me paga të vogla dhe me orar të tejzgjatur. Këtu i kemi vendosur emrat e kompanive më të mëdha, ku janë subvencionuar me miliona euro e këto s’kanë shkuar tek punëtorët”.

“Ky sektor është sektor esencial, pasi na kanë shërbyer gjatë pandemisë. Këta nuk janë trajtuar si punëtorë të rrezikuar nga pandemia, dhe të përfshihen në pako emergjente. Ata nuk janë vetëm shitës, ata pastrojnë, punën e ngarkim-shkarkim, për sigurim. Shumica prej tyre nuk kanë kontrata. Duke mos qenë të përfshirë në kontrata nuk kanë mundur të përfshihen në pako sado të vogla që kanë qenë”.

“Qeveria duhet t’i listojë si punëtorë esencial dhe të përfshihen në pako ndihmëse. Pandemia ka tregu pabarazi të madhe në sektorin privat, ende nuk kemi një Qeveri që merret me këtë sektor. Pronarët kanë vazhdu me përfitua pandalesë, ndërsa punëtorët kanë punuar dhe nuk kanë përfituar asgjë”, tha Nushi.

 

Exit mobile version