Partia Socialdemokrate prezanton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me republikën e Serbisë
Ky projektligj përcakton hierarkinë institucionale dhe procedurën vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Projektligji po ashtu rregullon funksionimin e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror, raporton Telegrafi.
Mes tjerash, projektligji definon qartë edhe ndërlidhjen që delegacioni shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni Projektligjin e propozuar nga PSD-ja lidhur me delegacionin shtetëror.