Site icon Telegrafi

PSD me peticion për rritjen e pagës minimale

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka nisur një peticion për ngritjen e pagës minimale në Kosovë.

Kjo parti thekson se paga minimale prej 170 euro, nuk mjafton as për t’u ushqyer mjaftueshëm brenda një muaji, e lëre më për t’u përkujdesur për shëndetin, veshmbathjen, faturat, etj.

“Ndihma juaj është e domosdoshme për të ushtruar presion ndaj qeverisë që të marrë vendimin për ta rritur pagën minimale. Prandaj, hyni në www.peticione.com dhe nënshkruani peticionin online për rritjen e pagës minimale. #MerrÇfarëTëTakon”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Ndryshe, paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon. Këshilli Social Ekonomik ka marrë vendim unanim që paga minimale të rritet në 250 euro, por që një vendim i tillë ende nuk ka hyrë në fuqi, dhe fajtor për këtë sipas BSPK-së është Qeveria e Kosovës.

Exit mobile version