Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar sot një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Aktivistë të saj kanë ngjyrosur me të zezë dritaret e ndërtesës së Qeverisë.
Sipas tyre ngjyra e zezë tregon mbylljen e kësaj Qeverie karshi qytetarëve.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Kurti ka vendosur në terr informativ gjithë qytetarët për zhvillimet në veri dhe propozimin franko-gjerman. /Telegrafi/