Partia Socialdemokrate do të mbajë sot tryezën e radhës të partive politike, ndërsa temë e diskutimit do të jetë dialogu me Serbinë.
Tryeza e partive politike do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Tryeza ishte paraparë të mbahej më 18 qershor, por ishte shtyrë për shkak të varrimit të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Tryezat e partive politike ishin thirrur fillimisht nga LDK-ja, pastaj PDK dhe Vetëvendosje.
Ndryshe, tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe. Por analistët dhe shoqëria civile këto tryeza i kanë vlerësuar pa efekt edhe blerje kohe e jo shumë produktive që do të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/