Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë zhvilluar një aksion në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
PSD ka larguar flamurin i cili ishte i vendosur në ndërtesë, dhe në vend të tij ka vendosur batanije.
Ky aksion i PSD-së vjen disa ditë pasi kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar se po e kursen energjinë elektrike dhe po ngrohet me batanije.
Aktivistët e Partisë Socialdemokrate edhe ditën e djeshme kanë zhvilluar një aksion te ndërtesa e Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ku kanë vendosur një “çek në vlerë 20 milionë euro”.
PSD në vazhdimësi është duke kritikuar qeverisjen Kurti. /Telegrafi/