Telegrafi

PSD kundërshton Propozim-rezolutën e koalicionit qeveritar për dialogun

Partia Socialdemokrate nuk e mbështet Propozim-rezolutën për dialogun, e cila u miratuar dje nga koalicioni qeverisës, e iniciua nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Natyra Kuçi zëdhënëse e PSD-së, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se PSD nuk e mbështet Propozim-Rezolutën, duke e konsideruar të mangët.

Lexo po ashtu Abazi: Rezoluta e Kadri Veslit për ta mbajtur Thaçin në krye të dialogut

Postimi i plotë i Kuçit:

“PROPOZIM-REZOLUTA E QEVERISË, E MANGËT

Propozim-rezoluta e djeshme e Qeverisë nuk dallon fare nga qëndrimi i mëhershëm i saj rreth Dialogut. Kjo është për keqardhje. Rrjedhimisht, nuk e mbështesim.

Tash e sa kohë, Partia Socialdemokrate përpiqet të ofrojë rrugëdalje nga paraliza politike karshi procesit të Dialogut. Për këtë arsye e ka deponuar propozim-rezolutën e vet, dy muaj më herët.

Rezoluta e PSD është më funksionale, më gjithëpërfshirëse dhe përqëndrohet në procesin demokratik të ndërtimit të Platformës Negociatore, të përzgjedhjes së Ekipit Negociator dhe të Mbikëqyrjes Parlamentare të mbarë procesit”, ka shkruar Kuçi.

Lexo po ashtu Kjo është Draft-Rezoluta për Dialogun e propozuar nga koalicioni qeverisës (Dokument)

Propozim-rezolutën e ka kundërshtuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes sekretarit të Përgjithshëm, Ismet Beqiri, kurse kundër këtij dokumenti kanë dalë edhe Arbërie Nagavci dhe Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/