Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar lidhur me rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues.
Dorëzimin e kësaj kërkese e ka bërë deputetja e kësaj partie Shqipe Pantina.
“Ky proces shihet nga PSD shihet si një mundësi që të krijohen mekanizma përmbajtjesorë që luftojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrave zyrtare. Kjo kërkesë është mundësi e mirë për të diskutuar mundësitë e implementimit të Vettingut në Kosovë.
Partia Social Demokrate është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të drejtësisë me integritet, profesional dhe të besueshëm”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/