Telegrafi

PSD-ja dorëzon sot në prokurori kallëzim penal ndaj Arben Vitisë

Foto: Arkiv

Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Siç kishte paralajmëruar ditë më parë kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se Vitia ka bërë shkelje dhe është treguar i papërgjegjshëm.

“Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës”, kishte shkruar Molliqaj.

Lexo po ashtu PSD-ja paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Vitia

Sipas njoftimit, kallëzimi penal do të dorëzohet në prokurori në ora 13:00. /Telegrafi/