Telegrafi

PSD-ja me aksion, “vlerëson” me nota të dobëta punën e ministres Nagavci

Partia Socialdemokrate (PSD) sot në Ditën e Mësuesit ka mbajtur edhe një aksion duke i vendosur librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Aktivistët e PSD-së me një mënyrë simbolike vendosën një librezë notash të dobëta duke e “vlerësuar” punën e Nagavcit, dhe  e vetmja notë e mirë ishte për shkelje të Kushtetutës.

PSD, aksionin e tyre e kanë realizuar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. /Telegrafi/