Telegrafi

PSD hap degën e saj në Deçan

Të premten Deçani ishte nikoqiri i radhës i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Me rastin e hapjes së zyrës së PSD-së në këtë komunë, kryetari Shpend Ahmeti dhe koordinatorja e degës Natyra Kuçi shprehën kënaqësinë që tashmë ka filluar shtrirja e platformës socialdemokrate edhe në Deçan.

Kështu thuhet në njoftimin për media të PSD-së.

Më tutje në këtë njoftim thuhet se rëndësia e angazhimit publik për të mirën e përgjithshme është se Partia Socialdemokrate përbashkon shumicën që ka pak dhe është mundësia për ta nxjerrë vendin nga mjerimi ekonomik dhe shoqëror.

“Interesimi dhe mbështetja e sotme e qytetarëve të Deçanit dëshmoi se Partia Socialdemokrate po reflekton çdo ditë e më shumë besueshmëri dhe kapacitete për të qeverisur me politika zhvillimore dhe sociale”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/