Ka nisur para pak minutash takimi i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli për të diskutuar rreth draft-rezolutës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim përveç përfaqësueseve të partive në pushtet, po marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës.
Dardan Sejdiu nga PSD dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, janë parë duke hyrë në takim.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë takim të ftuar nga Veseli.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka konfirmuar për Telegraf pjesëmarrjen e PSD-së në takimin e thirrur nga Kadri Veseli.
“PSD konfirmon që Dardan Sejdiu në cilësinë e përfaqësuesit po merr pjesë në takim për të paraqitu qëndrimin e PSD sa i përket dialogut, qëndrim ky i shprehur nga PSD tash e sa kohë”, ka thënë Kuçi.
Edhe Ilir Deda nga Alternativa ka konfirmuar për Telegrafin pjesëmarrjen e këtij subjekti në takimin e thirrur nga Veseli.