Site icon Telegrafi

PSD: Aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar

Partia Socialdemokrate ka uruar qytetarët 12 vjetorin e pavarësisë.

“Shpallja e pavarësisë mbetet momenti ku bashkohet përpjekja dhe sakrifica e njerëzve që nuk janë më, me kujtesën kolektive të shoqërisë nën okupimin e Shtetit Serb dhe nevojës për transformime shoqërore, ekonomike dhe kulturore” thuhet në urimin e PSD-së.

PSD ka theksuar se aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar.

“Shpallja e pavarësisë është kusht i domosdoshëm, sikur që lufta për çlirim parapriu këtë rrugëtim. Mirëpo koha nuk mjaftohet me kaq, ajo insiston në aspirata të reja. Demokratizimi i vendit duhet të jetë synimi i tanishëm. Kategoritë e ndryshme shoqërore duhet të organizohen dhe këmbëngulin jo vetëm në ushtrimin e të drejtave të tyre, por ne kultivimin e vlerave për solidaritet, barazi dhe pluralizëm”, thuhet në urimin e PSD-së. /Telegrafi/

Exit mobile version