Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur sot një aksion para Qeverisë së Kosovës për vdekjet e punëtorëve të ndërtimtarisë në vendet e punës.
Anëtarët e PSD-së në tokë vendosën disa helmeta, e dorëza, duke simbolizuar kështu punëtorët, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, anëtarja e PSD-së Donjeta Demolli para mediave tha se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.
“Ndërsa punëtorët e ndërtimit punojnë dhjetra metra mbi tokë pa siguri fizike, me paga t’ulta, e pa sigurim shëndetësor. Qeveria e Kosovës nuk e ka lëvizë gjendjen e mjerueshme që e ka gjet, as për një centimetër. Sa ishte opozitar Albin Kurti na fliste për solidaritet e organizim, sot praktikat shfrytëzuese fillojnë në zyrën e tij”, tha ajo.
PSD në vazhdimësi organizon aksione si kundërshtim me veprimet e Qeverisë. /Telegrafi/