Site icon Telegrafi

PSD me aksion para Qeverisë, “përuron” çeshmen e milionerëve

PSD ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Zgjim Hyseni nga kjo parti para mediave tha se “kjo që po e shihni këtu nuk është “Kroi i fshatit tonë”, i bukur e për të gjithë. Kjo është çeshmja e milionerëve, sepse rrjedhë veç për ta”.

Ai tha se në Kosovë, atyre që e shesin iu falet uji.

“Këtë çeshme, qysh e don zakoni e kanë sjellur këtu kompanitë që përfituan miliona nga Liburn Aliu, si shenjë nderimi për të. Rreth 15 milionë e dimë se janë falur, por procesi ende nuk është zbardhur i tëri. Paramendoni, njëra nga kompanitë ka paguar 13 mijë euro për 12 vjet. Po e njejta, veç për 6 muaj paguan 20 mijë euro”, tha Hyseni.


Hyseni shtoi se këtu ka potencialisht shkelje serioze ligjore.

“Vendimi administrativ nuk lejon parafaturë dhe pastaj proces negocimi. Ai thjesht tregon si përllogaritet dhe faturohet shpenzimi i ujit. Këto biznese nuk janë biznese që iu duhet lëmoshë. Po flitet për kompani milionëshe. Në Kosovë shkon te përmbaruesi për çdo gjë, KEDS të shkyqë nga rrjeti për 20 euro borxh, por borxhet e të mëdhenjve fshihen”, tha ai.

Ai tutje pyeti se “Në mulli të kujt po çon ujë ky pushtet”.

“Sikur krejt tjerat, te bizneset e mëdha, mundësisht këto biznese të lidhen me ne. Ky është dallimi, dallim i madh”, tha Hysnei. /Telegrafi/

Exit mobile version