Telegrafi

PS4, Xbox dhe Wii i ri, në 2014?

Për më shumë, këta dy rival po e akuzojnë njëri-tjetrin për mungesë të funksioneve dhe azhurnimeve të konsolave të tyre, mirëpo ajo që ata kanë të përbashkët me sa duket është data e lansimit të konsolave të reja.

Mirëpo, për konsolat e reja të Xbox apo PS thuhet se do të kenë edhe formatet High Definition të integruara brenda, dhe se këto modele do të lansohet kah fundi i vitit 2013, që do të thotë se përdoruesit mund t’i përdorin ato vetëm gjatë vitit tjetër në vijim, pra 2014.

Në anën tjetër, Nintendo gjithashtu do të presë që të dominojë në segmentin e konsolave në shtëpi, ndërsa kjo rehati në aspektin teknologjik do t’i sjell fitime të majme të trija kompanive që ndajnë tregun e konsolave mes vete./ Telegrafi /