Telegrafi

PS Vita fillon të shitet në Japoni

Më saktë, pritet që PS Vita të jetë një hit i vërtetë për lojtarët japonez, pasi që javën e kaluar të gjitha kërkesat për para-porosi kanë marrë fund.

Për të gjithë ata që kanë harruar, PlayStation Vita vjen me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç, teknologji të ekranit OLED, butonat analog, si dhe kamerat e dyfishta nga të dyja anët.

Në treg tashmë janë dy versione të kësaj konsole, si ajo me rrjetin WiFi, apo tjetra me WiFi dhe 3G, ndërsa prezantimi i konsolës në Evropë pritet të ndodhë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. / Telegrafi /