Partia Socialdemokrate ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në urimin e kësaj partie, thuhet se kjo festë e Bajramit të Vogël rikujton sakrificën dhe thërret për ndihmë ndaj nevojtarit.
“Atyre që sot nuk kanë mundësi të kurohen dhe të arsimohen, që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, që nuk kanë qasje në drejtësi. Të gjithë të margjinalizuarëve, të shtypurve dhe të harruarve të shoqërisë. Gjithë atyre që kanë nevojë për dritë shprese dhe për kurajë, e që janë sot shumica që ka pak. Mirësia, solidariteti, harmonia dhe paqja mes njëri-tjetrit duhen të jenë udhërrëfyes i yni i përditshëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë”, thuhet në urim.