Telegrafi

PS: Qeveria të heqë dorë nga borxhet

“Qeveria shqiptare, e cila në gjysmën e parë të këtij viti, ka dështuar me mbledhjen e taksave, po merr me tepër se 70 % të depozitave të qytetarëve shqiptare si hua për të mbushur gropën e paaftësisë së saj. Ndërkaq, qeveria shqiptare gënjeu për rritjen e pensioneve, kur këto para i merr nga kursimet në banka të po këtyre njerëzve. Ne i bëjmë thirrje Sali Berishës dhe Ridvan Bodes, të heqin dorë sa nuk është vonë nga depozitat dhe kursimet e shqiptarëve”, tha deputetja Mimi Kodheli.

Sipas Partisë Socialiste huamarrja e brendshme e qeverisë është kryer për të mbuluar krizën, thellimi i të cilës sipas opozitës mund të çojë në një skenar të ngashëm me atë të rënies se skemave piramidale.

“Në rast të një përkeqësimi të situatës financiare të qeverisë, ky veprim do të ishte jo vetëm katastrofa e një kombi, por edhe katastrofa e secilës familje shqiptare, një skenar i frikshëm, që për më tepër, ka ndodhur edhe një herë në këtë vend nën kontrollin e dy zotërinjve të sipërpërmendur”, shtoi Kodheli. /TCH/