Telegrafi

PS: Porti i Durrësit, më i shtrenjti në rajon

Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe rritja vjen si e papajtueshme me krizën që po kalon vendi dhe aq më shumë krizën globale e cila prej të paktën një muaji i ka dhënë pasojat e saj në veprimtarinë e reduktuar të anijeve tregtare që operojnë në portin më të madh të vendit.

Në një konferencë për shtyp, drejtuesit e Partisë Socialiste të Durrësit kanë denoncuar këtë rritje të taksave portuale që është realizuar pa u konsultuar më parë me grupet e interesit, qofshin këta operatorë privatë vendas e të huaj apo me këshillin konsultativ të tyre.

Ky vendim për rritje të taksave rëndon drejtpërdrejt në barrën fiskale të biznesit detar dhe biznesit që operon mallrat nga ky port. Njëkohësisht rrit fiktivisht edhe çmimet e biletave për të gjithë pasagjerët që kalojnë nga Porti Detar i Durrësit.