Telegrafi

PS fushatë kriminale ndaj Ministrisë së Mbrojtjes

Lorisa Ylli ka sqaruar se tregtia e armëve është një proces i ligjshëm e i mbështetur në ligje, por nga ana tjetër gjithë sa është shitur ka qenë e destinuar për shkatërrim.

“Municionet në fjalë janë jashtë përdorimit dhe të destinuara për shkatërrim, nëse nuk shiteshin do ishim të detyruar t`i shkatërrojmë me paratë e taksave të shqiptarëve. Braçe që tund letrat e vjedhura është në dijeni se një sasi e madhe e parave shkon për të mbështetur punën në kombinatin e Poliçanit, 1.2 miliard lekë janë destinuar për të paguar punonjësit e kombinatit të Polivanit”, theksoi zëdhënësja Ylli.

Ajo ka treguar për mediat kontratat me pagesat në fjalë dhe ka shtuar se Braçe do të duhej të mbështeste këtë proces. "Ne i kërkojmë të sqarojë se pse është kundër punësimit të 300 familjeve nga Poliçani, cili është interesi pas kësaj fushate të PS” përfundoi ajo. /Telegrafi/