Telegrafi

PS emra të rijnë për deputetë në qarqe

Vexhi Muçmata, ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, tani prokuror i thjeshtë, është caktuar nga kryesocialisti për të kandiduar në qarkun e Kukësit. Ylli Ziçishti, shefi i urgjencës kirurgjikale në QSUT, do të jetë kandidat i PS-së në qarkun e Korçës, në zonën e Devollit. Një tjetër emër në listën e kandidatëve socialistë është Genc Guga, biznesmen, anëtar i Asamblesë Kombëtare, i cili do të jetë në listën e qarkut të Gjirokastrës, për të mbuluar rrethin e Tepelenës.

Ndërkohë mësohet se anëtari i Kryesisë socialiste, Shkëlqim Cani, do të kandidohet në qarkun e Dibrës, ku është dhe i deleguar. Sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj, do të kandidohet në qarkun e Korçës, Keti Bazhdari në qarkun e Shkodrës. Por, lista e Partisë Socialiste do të pësojë lëvizje, ku deputetët do të lëvizin nga qarku ku janë aktualisht.

Deri tani mësohet se Bashkim Fino do të lerë qarkun e Fierit dhe do të kandidojë në Elbasan. Olta Xhaçka do të largohet nga Korça dhe do të jetë pjesë e listës së Tiranës. Eduard Shalsi do largohet nga Tirana dhe do të kandidojë në Elbasan, po ashtu edhe Sadri Abazi nga qarku i Dibrës do të kandidojë në Tiranë në zonën që ka mbuluar Shalsi. /Telegrafi/