Flaka Pruthi garoi ne katër disiplina dhe arriti këto rezultate: 50 metra shpine fitoj medalje të artë me kohe 0:33:81 (rekord i ri në grupmoshën e kadetëve në Kosovë), 50 metra krol (stil i lire) fitoj medalje të argjend me kohe 0:30:01 (rekord i ri në grupmoshën e kadetëve në Kosovë), 50 metra delfin fitoj medalje të argjende kohë 0:33:03 dhe në 100 metra shpine fitoj medalje të argjend me kohe 01:16:48, njofton Express.
Kurse, Melisa Zhdrella garoi ne tri disiplina dhe arriti këto rezultate: 50 metra bretkose fitoj medalje të argjend me kohe 00:37:89 (rekord i ri në grupmoshën e kadetëve në Kosovë), 100 metra bretkose fitoj medalje të argjend me kohe 01:26:46 dhe 200 metra bretkose fitoj medalje të argjend me kohe 03:10:49 (rekord i ri në grupmoshën e kadetëve në Kosovë). /Telegrafi/