Telegrafi

Nazi i “Auroras” e braktis LDK-në dhe Ministrinë!

Nazmi Sfishta i grupit “Aurora”, i njohur si Nazi, të cilën në Lidhjen Demokratike të Kosovës e kishte sjellë Ismet Beqiri, ka marrë një vendim të papritur. Gazeta Blic ka marrë vesh se Nazi përfundimisht e ka braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Përpos që është larguar nga LDK-ja, Nazi është larguar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që ishte punësuar para disa muajsh”, i ka thënë Gazetës Blic ky burim në LDK.

Merret vesh se Sfishta ishte i pakënaqur me hapësirën që i është dhënë në LDK.

Ndryshe, aderimi i Nazmi Sfishtës dhe Grupit muzikor “Aurora” në LDK, ishte konsideruar si suksesi më i madh në këtë aspekt i Ismet Beqirit.

Para disa kohës, vetë Nazi përmes një postimi në Facebook kishte paralajmëruar rikthimin në muzikë.

Ai më 9 maj përmes një postimi kishte paralajmëruar fansat për rikthim, raporton Gazeta Blic.

“Pershendetje per te gjithe fansat e Grupit Aurora…

Ne grupi Aurora per arsye interne kismet NJE KOHE JO TE SHKURT nuk do lansojme videoklipe…Ne emrin tim dhe ne emer te grupit Aurora falenderoj shume te gjithe fansat e grupit Aurora…Nje falenderim special shkon edhe per Mikun tone te qmuar Ramiz Havolli i cili perkujdeset per faqen tone. Faleminderit shume te gjithve…Me shume respekt,Nazmi Sfishta/Grupit Aurora”, kishte shkruar Nazi.

Grupi Aurora kishte realizuar edhe një klip së bashku me Ismet Beqirin.