Mbledhja e Këshillit qendror të Partisë së re social-demokrate ka miratuar katër konkluzione, që lidhen me krizën politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PRSD-ja konkludon se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, me qëllim pengimin e rënies së mëtejshme të Maqedonisë, në plan të brendshëm dhe të jashtëm.
Nga kjo parti thonë se opozita nuk duhet të futet në kurthin e pushtetit, pra duhet të mos pranojë zgjedhje, nëse nuk plotësohenkushtet për zgjedhje të drejta dhe të lira. Në këto kushte, PRSD-ja përfshin pastrimin e listës zgjedhore, reformat për mediat, punë pa pengesa për PSP-në, si edhe një datë konsenzuale për zgjedhjet.
PRSD-ja pret që në bisedime për daljen nga kriza politike e vendit, të përfshihen edhe partitë më të vogla, duke shprehur mbështetjen edhe për kërkesat e ”Reolucionit Laraman”./Telegrafi/