Telegrafi

PRSD: Todorovi, Poposki dhe Kançeska-Milevska ta ndjekin shembullin e Stavreskit

Njeriu i cili e dha diagnozën kolektive për qeverinë e Nikola Gruevskit – „Ne jemi të krisur…“, më në fund dha dorëheqje. Edhe ai më nuk mund ta duronte presionin nga kumbari i tij dhe ndërmori një hap të cilën opinioni publik i Maqedonisë e priste shumë më herët, reagojnë nga PRSD, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Krahas Gordana Jankulovska, Mile Janakieski, Sasho Mijalkov, si dhe ministri Ivo Ivanovski i cili iku në Bullgari, edhe Zoran Stavreski iu bashkëngjit funksionarëve të cilët dhanë dorëheqje. PRSD pret që shembullin e tyre ta ndjekin edhe anëtarët tjerë të “shoqërimit kriminel”, të cilët kryejnë funksione ministrore, siç janë Nikola Todorov, Nikola Poposki, Elizabeta Kançeska Milevska, dhe menjëherë të japin dorëheqje“, thuhet në reagimin partiak të PRSD./Telegrafi/