Telegrafi

PRSD: Taleski mund të ndikojë te dëshmitarët

Partia e re social demokrate (PRSD) e Manastirit shpreh shqetësimin e saj serioz nëse masa e burgut shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, është duke u zbatuar dhe plotësuar sipas ligjit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, me pohimin e kryetarit Taleski për nënshkrim të dokumenteve, edhe gjatë burgut shtëpiak, ekziston mundësia që ai të ndikojë te dëshmitarët.

Prandaj, PRSD-ja e Manastirit kërkon që organet përgjegjëse të zbatojnë kontrollë dhe të vërtetojnë nëse masa e burgut shtëpiak respektohet sipas kërkesës së aktvendimit gjyqësor./Telegrafi/