Partia e Re Social Demokratike (PRSD) do të mbajë kongresin e katërt të rregullt. Kongresi do të zgjedhë kryetarin e partisë dhe anëtarët e Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës ndërsa do të miratohet edhe Platforma për punën e PRSD-së.
Në prag të kongresit, pati tensione dhe përplasje mes kandidatëve për kryetar partie, Tito Petkovski dhe Lubomir Josifovski.
Ish-deputeti Josifovski paraqiti kandidaturën e tij për kryetar dhe akuzoi kreun e vjetër, Tito Petkovski se asesi nuk po largohet nga funksioni dhe t’u hap rrugën kuadrove të reja të kësaj partie.
Nga partia thonë se kandidatura e vetme është ajo e Tito Petkovskit.
Në Kongresin e sotëm pritet të marrin pjesë 500 delegat.