Telegrafi

PRSD: Pas 10 viteve i kujtohet Gruevskit se nuk ka ujë Mogilla

Pa turp dhe pafytyrësi kryetari i OBRM-PDUKM, në karrierën e tij politike vazhdon të mbjell mjegull para qytetarëve. Para dy ditëve, në paraqitjen e tij parazgjedhore në Komunën Mogilla, qytetarëve u ka premtuar se do ta zgjidhë problemin me ujësjellësin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Është turp që pas dhjetë viteve qeverisëse dhe disa mandate të kryetarëve të komunës nga OBRM-PDUKM në shekullin 21 të premtojë para qytetarëve ujë të pijshëm, problem i cili në vendet normale është zgjidhur në shekullin e kaluar’, kështu ka reaguar PRSD, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘E mjaftueshme do të ishte të tregohet nga benifitet ose komoditetet, për shembull, nga projekti i çmendur dhe kriminal Shkupi 2014, ose Mercedesi luksoz, nga masazhet dhe ekraneve, dhe 600 mijë euro t’i dedikonte për këtë komunë,…për infrastrukturë dhe problemin me ndotjen’.

Nga PRSD thonë se më 11 dhjetorë do tu bëhet e qartë se këtë film më nuk do ta shikojnë. /Telegrafi/