Telegrafi

PRSD: Mbështetje të plotë për marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë

Kryesia e re e Partisë e së Re Social Demokrate në seancën e saj konstituive, çka u mbajt mbrëmë, ka dhënë mbështetjen e plotë për marrëveshjen e arritur në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë për zgjidhjen e kontestit 27-të vjeçar për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se Maqedonia ka dalur nga izolimi, qeverisja autoritare, marrëdhëniet e këqija me vendet fqinjë, manipulimit romantik kombëtar me ndjenjat e popullit, popullzimi, mbas të cilave janë fshehur interesat korruptive të politikanëve elitar, që Maqedonia të vij deri në pikën e kthesës.

Nga PRSD gjithashtu theksojnë se me marrëveshjen me Greqinë është siguruar identiteti dhe gjuha maqedonase. Veçoritë e popullit maqedonas nuk janë të rrezikuara. /Telegrafi/