Site icon Telegrafi

PRSD kërkon negociatat e partive të jenë publike

Negociatat midis përfaqësuesve të katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, në vend se me formatin aktual pas dyerve të mbyllura, të jenë publike dhe sipas mundësisë të realizohen ose në Kuvend ose në studion e shërbimit publik RTVM, kërkojnë nga PRSD, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Që opinioni publik në Maqedoni të ketë mundësi realisht ti sheh qëndrimet e partive politike në negociata, PRSD konsideron se pas një viti të bisedimeve të pasuksesshme pas dyerve të mbyllura, janë pjekur kushtet për vazhdim të dialogut në skenë të hapur publike. Sado që të kemi mirëkuptim për nevojën për negociata sekrete, sepse bëhet fjalë edhe për hapje të çështjeve të temave të prekshme, të cilat prekin në marrëdhëniet ndëretnike e deri te sfera kriminale” thuhet në reagimin e PRSD.

“Vazhdimi i dialogut në skenë publike mund të organizohet ose në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ose në një studio të shërbimit publik RTVM, thuhet në njoftim.

Prej atje shtojnë se hapja e procesit të negociatave për publikun, do të sjell deri te përforcimi i ndjenjës së përgjegjësisë së pjesëmarrësve dhe deri te zgjidhja e shpejtë për dalje nga kjo situatë./Telegrafi/

 

Exit mobile version