Plasimi i ideve për mbajtjen e takimeve mes liderëve si mënyrë për zhbllokim të institucioneve dhe dalje nga situata në të cilën OBRM-PDUKM-ja ka futur Maqedoninë, për PRSD-në është e papranueshme dhe panevojshme për shkak se sipas tyre, ulja në tryezë me kriminelët do të thotë kthim i mbrapa për dy vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sjellja e kryetarit të BDI-së dhe kërkesa e tij për takim të ri liderësh është e pakuptimtë në situatë kur bashkësia ndërkombëtare zgjidhjen e krizës e ka lënë mbi ne, tek faktorët e brendshëm politik. Kur NATO dhe BE njohin dhe pranojnë shumicën e re parlamentare dhe nga ne presin të tregojmë pjekuri politike dhe formim të qeverisë së re, reagime të tilla do të ishin si hudhje e përgjegjësisë”, thuhet në kumtesën e PRSD-së./Telegrafi/