Telegrafi

PRSD: Dështimi i Gruevskit për të bërë qeveri, vërtetim i humbjes së tij në zgjedhje

Në lidhje me dështimin e mandatarit Nikolla Gruevski që të bëjë qeverinë e re të Maqedonisë, ka reaguar Partia e re social demokratike (PRSD), e cila thotë se me këtë dështim u vërtetua se OBRM-PDUKM-ja nuk është fituese në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e ka vendosur kuadrin që do ta nxjerrë vendin nga kriza politike.

PRSD-ja konsideron se thirrjet fashizoide të Gruevskit para përkrahësve të tij, duke thënë se do të përballet me politikanë dhe njerëz që mendojnë ndryshe, me sektorin qytetar, ambasadat e vendeve mike, nuk mudn të jetë platformë që mund të sjell stabilitet dhe përparim të vendit./Telegrafi/