Ueb-faqe të ndryshme në internet, tregojnë mënyrat praktike, për të pasur një stil flokësh që do të pëlqehej nga të gjithë.
Por, megjithëse duket e lehtë të realizohet, shumë përdoruese kanë mbetur me flokë të shprishura dhe aspak si pritën, transmeton Telegrafi.
“Fotografia që e pashë dhe koka ime, kanë pamje krejtësisht të kundërt. Ato janë të realizuara nga profesionistët” është një koment lidhur me rastin.
Me anë të këtyre imazheve, kërkohet që të mos provohet gjithçka që shfaqet, si dhe të shmanget përdorimi i produkteve kozmetike dhe ngjyrave, që do të dëmtonin flokët. /Telegrafi/