Ishin mbledhur shumica e kushërinjve në një kopsht të Shteteve të Bashkuara, ndërsa njëri prej tyre provonte të bënte fotografi familjare.
Por, droni që doli prej kontrolli, e goditi keq njërën prej tyre në fytyrë, vetëm se nuk duket se i shkaktoi ndonjë lëndim serioz, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht, kur ka qenë e vogël, është goditur pa dashje nga topi. Qenka sikur unë, që gjithmonë isha magnet për gjëra të padëshiruara”, ka qenë një prej komenteve të shumta.
Megjithëse nuk doli një portret i duhur familjarë, pamjet janë pëlqyer shumë dhe i shpërndanë menjëherë në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/oTolDjZvIw0