Site icon Telegrafi

Provonin trajtimin me kripë dhe baltë nga Deti i Vdekur

Pranvera Ago
Estete

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut, dhe fleksibel që mbulon të gjithë trupin dhe që përbëhet nga tri shtresa kyesore: epiderma, derma dhe hipoderma. Çdo vit, 3-4 kg lëkurë e konsumuar shkëputet nga sipërfaqja e trupit, d.m.th epiderma (qeliza të vdekura). Dhe mënyra më e mirë për t’i hequr këto qeliza të vdekura është të keni një Mineral body scrub. Ky është një pastrues dhe njëkohësisht masazhues trupi me minerale dhe kokrriza.

Dobishmëria terapeutike e mineraleve të Detit të Vdekur dhe aromaterapia e esencave vajore dhe vajrave aromatik do t’u sjellin një ndjesi relaksuese. Benefitet e kripës ose baltës së Detit të Vdekur, fillojnë që nga kurimi i sëmundjeve reumatizmale, në problemet me lëkurën e deri në reduktimin e stresit.Deti i vdekur përmirëson lëkurën
Probleme të lëkurë si: aknet, ekzemat, zbokthi, etj., trajtohen efektivisht nga përdorimi i kripës së Detit të Vdekur. Këto kripëra veprojnë pa efekte anësore. Ato trajtojnë edhe efektet anësore që shkaktojnë produktet kozmetike si tharjen e lëkurës, duke e ushqyer, pastruar dhe zbutur atë. Gjithashtu, këto kripëra ndikojnë edhe në rigjenerimin e qelizave, duke reduktuar edhe rrudhat deri në 40%.

Reduktimi i stresit
Efekti që kanë teto kripëra në nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe relaksimin e muskujve, rrjedhimisht ndikon edhe në reduktimin e stresit. Këto kripëra largojnë edhe toksinat nga trupi. Ato jo vetëm reduktojnë stresin, por edhe përmirësojnë problemet e gjumit dhe i bëjnë përdoruesit të ndjehen më të çlodhur dhe të rigjeneruar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version