Truku pesëminutësh për tharjen e flokëve është bërë viral për shkak të efektivitetit të tij dhe tregon se si të arrini modelin e përsosur të flokëve në vetëm tri veprime
Videoja u shpërnda nga stilistja e flokëve @yazblends, dhe është parë me miliona herë.
Truku i ri është një mënyrë e thjeshtë për të arritur një frizurë voluminoze me tharëse flokësh që është ideale për një dukje mbrëmjeje, transmeton Telegrafi.
Ndani vetëm disa hapa nga frizura juaj e përsosur:
hairtok#hairtutorials #hair #bocaraton ♬ Toxic x Pony – ALTÉGO
1. Ndani flokët në dy pjesë dhe largoni nga fytyra. Mos harroni të aplikoni llak për flokët me mbrojtje nga nxehtësia.
2. Ngrohni tharësen e flokëve dhe kaloni mbi balluket që keni përdredhur më parë në një balluke të gjatë.
3. Krihni flokët duke kaluar butësisht gishtat përmes tyre për të liruar kaçurrelat.
Ky truk funksionon në lloje dhe gjatësi të ndryshme flokësh, është e rëndësishme vetëm që flokët të jenë të lagur, para se t’i përdridhni në fije.
Thajini vetëm pjesërisht përpara përdredhjes, për të reduktuar ekspozimin ndaj nxehtësisë. /Telegrafi/