Monica Bellucci nuk është një adhuruese e madhe e ushtrimeve, por megjithatë i kushton kujdes dietës së saj për të mos e tepruar me ushqimin. Menyja e saj është praktike, ajo nuk e tepron me sasinë dhe sendet ushqimore janë të disponueshme për të gjithë.
Nëse i duhet të humbë disa kilogramë për një rol të caktuar, aktorja ha mish, peshk, perime dhe humb peshë shumë shpejt.
Sa për dashurinë e saj për ushqimin, 57-vjeçarja është një italiane e vërtetë: ha gjithçka, por më së shumti e do kuzhinën italiane. Pjata e saj e preferuar janë makaronat me parmixhan.
Bukuroshja thotë se i pëlqen ta shijojë ushqimin. Kur e tepron, prezanton një meny me gatime të thjeshta dhe të shëndetshme.
Dita e parë:
Mëngjesi: 150 ml jogurt me mollë.
Dreka: 200 gramë mish viçi të zier, 200 gramë sallatë me një lugë vaj ulliri dhe një fetë bukë misri.
Darka: një tas me luleshtrydhe të freskëta, 150 gramë oriz me një lugë gjelle vaj ulliri dhe 50 gramë djathë të grirë, 150 gramë sallatë, fruta.
Dita e dytë:
Mëngjesi: një filxhan kafe pa sheqer, bukë e thekur dhe një lugë manaferra ose reçel frutash.
Dreka: omëletë me tre vezë, dy kungullesha të vogla të ziera, një copë bukë integrale.
Darka: 150 gramë mish pa dhjamë të gatuar, sallatë.
Dita e tretë:
Mëngjesi: një filxhan çaj i gjelbër (me limon), bukë e thekur me mjaltë, grejpfrut.
Dreka: 200 gramë patate të ziera ose të pjekura me majdanoz ose kopër, 100 gramë djathë me pak yndyrë.
Darka: 170 gramë spageti me vaj ulliri.
Dita e katërt:
Mëngjesi: jogurt me 2 lugë mjaltë, 40 gramë djathë.
Dreka: 100 gramë oriz, 100 gramë kungulleshë të njomë të zier, 100 gramë mish viçi i zier.
Darka: një pjatë me çdo frutë, 200 gramë peshk i gatuar, një sallatë me vaj ulliri, një copë bukë, fruta.
Dita e pestë:
Mëngjesi: një gotë me lëng të shtrydhur, dy biskota të kripura.
Dreka: 100 gramë spageti, marule me vaj ulliri, portokall.
Darka: 250 gramë sallatë perimesh, me disa bishtaja, fruta.
/Telegrafi/