Telegrafi

Provoni këtë truk të gjysheve tona i cili në çast i përzë merimangat nga shtëpia

Mysafirët e padëshiruar në shtëpi sigurisht janë merimangat, të cilat duken të tmerrshme dhe mund t’ju frikësojnë, thurin rrjetat e tyre ku është e vështirë t’i kapësh, andaj shtëpia ju duket e parregulluar

Mund të luftoni me këta uzurpatorë të mërzitshëm në mënyrë shumë të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Nëse keni parë ndonjë merimangë në shtëpi, të jini të sigurt që ka edhe të tjera. Zgjidhja më e mirë për to është mjeti kundër tenjave.

Ai i mban tenjat larg rrobave tuaja, mirëpo edhe merimangat i përzë nga shtëpia juaj.

Kur e përdorni këtë mjet kundër merimangave vetëm përpiquni që ai të jetë i vendosur në vendet nga shfaqen ato dhe që të mos bien shumë në kontakt me kanakarët dhe me ju, sepse këto mjete shpesh janë toksike.

Merimangat më së shpeshti vijnë nga tavani apo nga bodrumi, sepse ato i duan vendet e errëta dhe pa rrymim ajri.

Merrni ndonjë kuti dhe shponi vrima në të. Brenda qitni tri sfera kundër tenjave dhe mbylleni mirë kutinë.

Shmangni që ky mjet të vijë në kontakt me lëkurën dhe lëreni në disa vende në shtëpi nga një kuti apo kavanoz në të cilën keni shpuar kapakun.

Mbani këta kavanoza jashtë vendeve ku ka fëmijë dhe kanakarë shtëpiakë.

Efekti i mjetit kundër tenjave do të zgjasë edhe deri në gjashtë muaj. /Telegrafi/